Blitz

 Breaking News

(Video) Sapo zbuluam që këngëtari shqiptar dhe ky artist i famshëm ndërkombëtar janë më tepër se… thjesht shokë

(Video) Sapo zbuluam që këngëtari shqiptar dhe ky artist i famshëm ndërkombëtar janë më tepër se… thjesht shokë
July 27
17:34 2017

 

Ishte një periudhë kur ne çuditeshim që këngëtarët shqiptarë kishin marrëdhënie shumë të mira me artistë që ne i shihnim çdo ditë në ekran dhe i simpatizonim. Ama gjërat kanë ndryshuar.

Nga Instagrami i këngëtarit të njohur shqiptar, Stanaj, kuptuam se ai dhe artisti kanadez, Shawn Mendes, janë më shumë se thjesht shokë, por aktualisht janë miq mjaft të ngushtë saqë shqiptari merr pjesë në koncertet e tij dhe e ndihmon në përgatitjet skenike.

Albert ka postuar disa video në Instagram ku shfaqet në koncertin e Mendes dhe shkruan: “Vëllai im, Shawn Mendes”, ndërkohë që shfaqet në zonën e regjisë, ku regjistrohet dhe luhet çdo efekt vizual dhe zanor.

Epo, pse jo, duam një bashkëpunim nga dy djemtë, të cilin do ta dëgjojmë për ditë me radhë! /Blitz.al/

 

Share