Blitz

 Breaking News

(Video) Prezantuesja në televizionin britanik rrëzohet, shikoni reagimet e kolegëve

(Video) Prezantuesja në televizionin britanik rrëzohet, shikoni reagimet e kolegëve
October 05
17:22 2018

Emisioni më i famshëm i mëngjesit në Britani, “Good Morning Britain” pati një nisje jo të zakontë ditën e djeshme. Një nga prezantueset e lajmeve, Balvinder Sidhu, nuk arriti të kordinohej si duhet teksa shkonte drejt tavolinës së saj dhe u rrëzua.

Puntorët e skenës në television treguan se asaj në fakt  i rrëshkiti njëra nga këpucët  gjë që solli dhe humbjen e ekuilibrit. Pasi u siguruan që kolegia e tyre nuk u lëndua producentët dhe gazetarët e pranishëm filluan të qeshin. Por gjithsesi, për fatin e keq të Balvinder, e cila duhet thënë lexon lajmet për nëj audiencë të kufizuar televizve, producentëve ju duk aq për të qeshur skena sa vendosën ta transmetojnë në pjesën e emisionit që drejtohet nga Richard Arnold dhe që pak a shumë shihet nga e gjithë Britania.

Në video dallohen të gjithë prezantuesit dhe të pranishmit në studio duke qeshur dhe mesa duket ata u frymëzzuan ta nxirrnin në trasmetim pasi panë një video të Donald Trump i cili hipte në shkallët e një avioni me letër higjenike të ngecur tek këpucët e tij. Britanikët dinë si ta nisin mbarë ditën.

Share