Blitz

 Breaking News

(Video) Pasi i quajtën “Mafia e pisët”, Dolce&Gabbana i kërkojnë falje publike popullit të Kinës

(Video) Pasi i quajtën “Mafia e pisët”,  Dolce&Gabbana i kërkojnë falje publike popullit të Kinës
November 23
12:49 2018

Ka bërë bujë të madhe në media lajmi se firma e njohur  “Dolce&Gabbana” anuloi njjë shfaqje të madhe në Shnghai pasi reklama e tyre shkaktoi mjaft trazira.

I gjithë publiku kinez ka reaguar ashpër kundër fushatës e cila si titull kishte “Të hash me shkopinj”. Në video dukej një grua kineze e cila mundohej të hante pica dhe spaghetti me shkopinj.

Por kjo reklamë e cila u ndoq në Twitter nga 120 milion përdorues shumica kinez u quajt si një video raciste për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Por ajo që e acaroi më shumë situatën ishte një koment i stilistit Stefano Gabbana i cili shkrunate për Kinën se është një mafia e pisët injorante që vjen erë.

Pas kësaj një antifushatë ndaj firmës Dolce&Gabbana nisi në rrjetet sociale e jo vetëm e cila mesa duket ka detyruar dy stilistët e famshëm të kërkojnë falje publikisht .

“Në mëyrë shumë të sinqertë i kërkojmë falje gjithë popullit kinez anëmbanë botës. Shpresojmë se keqkuptimi i ynë për kulturën kineze do të falet dhe nuk do të ndodh më kurrë. Gjithmonë kemi qënë të çmendur pas Kinës, e kemi vizituar disa herë. Kemi qënë në shumë qytete.Ne e duam kulturën tuaj’.- shprehen ata dhe në fund Domenico Gabbana kërkon falje edhe në gjuhën kineze.

/blitz.al/

Share