(Video) Një shoqe e mirë si Afërdita Dreshaj të puth edhe në buzë, edhe nëse je vajzë…
Nëse do të kënaqesh vërtet merr dikë që ke mjaft për zemër, konsumo një darkë të mirë e pastaj “çmendu” në një nga “club”-et e natës. Këtë gjë ka bërë edhe topmodelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj.
Bashkë me një miken e saj të ngushtë, ajo ka frekuentuar një prej “club”-eve të qytetit bregdetar të Durrësit dhe mund të themi me bindje se ia ka kaluar goxha mirë.
E këtë e mësuam nga postimet e mikes së Afërditës në Instagram.
Ama, ajo që na ra në sy është videoja ku të dyja mikeshat puthen në buzë me njëra-tjetrën. Na duhet ta pranojmë se kjo nuk është diçka e re për ne se shumë personazhe të njohur e kanë bërë, por kur vjen puna te Afërdita gjërat ndryshojnë.
Duke “gërmuar” në Instagram-in e mikes së saj zbuluam se ato janë mjaft shoqe të mira me njëra-tjetrën. Pra, rrini të qetë! Është thjesht një puthje miqësore…/Blitz.al/