Blitz

 Breaking News

(Video) Një ‘bad boy’ romantik! Fero surprizon të dashurën në ditën e saj të lindjes!

(Video) Një ‘bad boy’ romantik! Fero surprizon të dashurën në ditën e saj të lindjes!
May 04
10:04 2019

Mbrëmjen e djeshme Arbenita Ismajli ka festuar 21 vjetorin e lindjes dhe reperi i njohur Fero ka përgatitur një surprizë të veçantë për të. Fero dhe Arbenita kanë ngritur në qiell një balonë në formë zemrë, ku me siguri kanë shprehur edhe dëshirat e tyre.

 

Më pas Arbenita ka ndarë në Story disa momente të tjera teksa çifti pret tortën dhe ajo ka marrë dhuratë një kafshë shtëpiake. Por nuk ka mbaruar me kaq!

 

Vetë reperi ka publikuar në Instagram një foto të të dashurës së tij dhe përbri saj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të uroj më të mirat!”

Kjo surprizë e Feros sapo na tregoi se përveç rolit të “bad boy” ai është një i dashur mjaft romantic./Blitz.al/

Share