Blitz

 Breaking News

(Video) Nëse dhe ju keni një vajzë në moshën e Grace, Aurela Gaçe ju mëson si të bëni të dyja palestër

(Video) Nëse dhe ju keni një vajzë në moshën e Grace, Aurela Gaçe ju mëson si të bëni të dyja palestër
September 06
17:18 2017

Nuk është më diçka e jashtëzakonshme të shohim se si Aurela Gaçe bën vazhdimisht stërvitje dhe nuk e lë asnjëherë pas dore aktivitetin fizik.

Nga një verë shumë e ngarkuar me koncerte dhe dasma duket se ajo është rikthyer fuqishëm për të rimbledhur energjitë. Por këtë herë shoqëruesja e saj në palestër është mjaft e veçantë sepse është pikërisht vajza e saj e madhe Grace.

Aurela vetë ka shpërndarë një video ku ajo shihet të bëjë pompa ndërkohë që mbi supe ka Grace e cila çuditërisht di të mbahet shumë mirë tek mami dhe as nuk lëviz fare.

“Rrisim vështirësinë sepse për 3 jave i rikthehem fuqishëm jetës së natës, performancave ‘live’ në Tiranë mbas një shkëputjeje me arsye” – ka shkruar ajo duke nënkuptuar faktin se shtatzënia e dytë e bëri që të shkëputej për një kohë.

Ne mezi po presim Aurela, ndërkohë ju nëna që keni vajzën në moshën e Grace, mund t’ja nisni nga puna menjëherë… /Blitz.al/

 

Share