Blitz

 Breaking News

(Video) Moderatori i emisionit sportiv pëson atak kardiak gjatë transmetimit direkt në televizion

(Video) Moderatori i emisionit sportiv pëson atak kardiak gjatë transmetimit direkt në televizion
November 21
18:01 2018

Vetëm 10 ditë pasi mjekët vendosën një stimulues kardiak në zemrën e tij, moderatori i rubrikës sportive në një televizion lokal turk pëson një infarkt, në transmetim direkt.

Sukru Oytan shihet në video, teksa përkulet ngadalë në tavolinën që ka përpara tij dhe më pas bie nga karrigia, duke rënë në dyshemenë e studios ku ndodhet.

E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një emisioni sportiv ku të ftuarit ishin duke analizuar një ndeshje futbolli të kategorisë së parë turke. Ndërkohë që Oytan humb ndjenjat, kolegu i cili i qëndronte anash,  fillimisht është konfuz dhe e më pas afrohet drejt tij për ta ndihmuar.

Mediat turke raportojnë se moderatori u çua menjëherë në spital pas ngjarjes dhe se infarkti nuk ishte fatal. Ai tani gjendet në gjendje stabël, megjithatë po mbahet në monitorim për shkak të problemeve që ka me aritminë dhe ritmin jo të rregullt të zemrës. /Blitz.al/

Share