(Video) Merita Halili u rrëfye: “Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme”
Pas një mungese të theksuar në Shqipëri, Merita Halili ka zgjedhur që këtë verë të ndërmarrë një udhëtim në vendlindjen e saj. E pjesë e këtij udhëtimi është edhe pjesëmarrja në emisionin e së premtes “Top Show Magazine”.
Ndër të tjera, këngëtarja e njohur ka folur edhe për sëmundjen që e shqetëson prej kohësh. Bëhet fjalë për sëmundjen Lupus, e cila prek sistemin imunitar të njeriut.
“E mora vesh që është folur e është thënë që Merita është sëmurë. Kjo është normale në përgjithësi të flitet për njeriun publik. Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe vazhdoj kurën në Amerikë. Quhet Lupus dhe mund t’u ndodhë të gjithëve. Humbet pak imunitetin dhe nga dielli të krijohen njolla”, – është shprehur këngëtarja e mirënjohur.
Nga ana tjetër, Merita ka treguar se gëzon shëndet të plotë.
Tashmë, ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon aktivitetet e saj muzikore. /Blitz.al/