Blitz

 Breaking News

(Video) Kida përlotet “Live” në emision, flet për humbjen e personit më të dashur

(Video) Kida përlotet “Live” në emision, flet për humbjen e personit më të dashur
October 16
14:14 2018

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara në vendin tonë e cila flet gjithmonë me punën e saj edhe pse në një moshë të re. Ajo para 1 muaji ka humbur një nga persona më të shtrenjtë për të siç është gjyshja.

E ftuar në emision “Nd’rrimi i Natës” e pyetur në lidhje me këtë këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët dhe është mallëngjyer. Kida ka rrëfyer se ka pasur një lidhje të veçnatë me gjyshën e saj e cila ka qenë një ndër mbështetëset e saja më të mëdha.

“Suportin e saj e kam pasur gjithmonë. Ajo më ka rritur dhe ka qenë afër meje gjatë gjithë kohës. Ka qenë një ndër njerëzit që më ka mësuar shumë gjatë jetës dhe më ka bërë gjithmonë të ndihem mirë. Më ka treguar shumë gjëra si të gjitha gjyshet, ata janë gjithmonë shumë të dashura për të gjithë”- ka përfunduar Kida. /Blitz.al/

Share