Blitz

 Breaking News

(Video) Këngëtari shqiptar i bën vetes një surprizë për ditëlindje: Thyen vezët në kokë!

(Video) Këngëtari shqiptar i bën vetes një surprizë për ditëlindje: Thyen vezët në kokë!
September 29
08:37 2018

Këngëtari i njohur shqiptar Mozzik feston sot ditëlindjen dhe mbush 23 vjeç. Fillimisht ai ka bërë një urim për veten e tij nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto porsa ka lindur së bashku me prindërit e tij dhe përbri saj shkruan:

“Sapo mbusha 23 vite !
Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot,e çdo të mirë në jetë që zuri vend,e do vazhdoj kshtu inshallah edhe shumë vite tjera .
Faleminderit Familjës qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që ti bëj krenar me punën time .
Faleminderit Gruaja ime për dashurinë e respektin,e sinqeriterin ndaj meje,që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet.
Shoqëri e dashur faleminderit për çdo të mirë që më afruat qfarë do që ka qenë..i’u jam falenderues.
Fansa..ndihem i fyer t’iu çuaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemren time,vërtetë jeni me mua në çfarë do lloj situate , faleminderit .Gëzuar për mua!”

Por ai nuk e ka lënë me kaq, pasi më vonë i ka bërë një surprizë vetes së tij dhe jo nuk po flasim as për tortë as për fishekzjarre. Mozzik ka publikuar në Insta Story një video teksa i këndon vetes këngën e ditëlindjes dhe thyen vezë në kokë. E pra, njëlloj feste është dhe kjo e sigurisht reperi vazhdon të jetë surprizues me gjërat që bën./Blitz.al/

Share