Blitz

 Breaking News

(Video) Holandë – Policia parandalon sulmin terrorist, sekuestron jelekë vetëvrasjeje, snajpera dhe bomba

(Video) Holandë – Policia parandalon sulmin terrorist, sekuestron jelekë vetëvrasjeje, snajpera dhe bomba
September 28
13:41 2018

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur disa të dyshuar për akte terroriste ndalohen nga policia pas një serie kontrollesh në Amsterdam. Por nëse kontrollet e mëparshme nuk kishin qenë të suksesshme, në këtë rast forcat speciale kanë arritur të gjejnë në furgonin e të dyshuarve jelekë që përdoren nga kamikazët, snajpera dhe bomba që vendosen në makina.

Sipas deklaratës së mëvonshme të policisë thuhet se të ndaluarit për akuzën e akteve terroriste po përgatiteshin të sulmonin një event të madh, një koncert ose një organizim si “Octoberfest” dhe planifikonin të shkaktonin shumë viktima. Kjo për shkak se qyteza në periferi të Amsterdamit, ku të dyshuarit janë arrestuar, është në kufi me Gjermaninë.

Shërbimet inteligjente, prej kohësh kishin filluar hetimet për një grup me bazë në Irak që po bëheshin gati për sulme terroriste dhe mendohet se të arrestuarit e fundit janë pikërisht ata. Njëri nga të kapurit është dënuar më parë për faktin se kishte udhëtuar drejt vendeve të lindjes për t’ju bashkuar organizatave terroriste. Ndërkohë që Ministri i Drejtësisë në Hollandë është shprehur se ngjarja e fundit është një lajm i mirë dhe i keq njëkohësisht. I mirë sepse policia ishte shumë efektive dhe arriti të ndalonte në kohë pjestarët e një grupi shumë të rrezikshëm, ndërkohë që është dhe lajm i keq sepse sasia e armatimeve dhe plani për të shkaktuar dëme i terrorsitëve ishte i një shkalle të rëndë. Ndërkohë, priten dhe arrestime të tjera jo vetëm në Hollandë por në të gjithë Europën dhe për herë të parë në luftën kundër terrorizmit, policia duket se është një hap përpara. /Blitz.al/

Share