Blitz

 Breaking News

(Video) Flori publikon versionin “popullorçe” të “Nallanes”. Revoltohet Dj Vicky!

(Video) Flori publikon versionin “popullorçe” të “Nallanes”. Revoltohet Dj Vicky!
July 15
09:11 2017

Edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, “Nallane 3” është kthyer menjëherë në hit.

Flori, Arilena dhe DJ Vicky arritën që këtë vit të na sjellin një këngë ritmike, me një tekst të thjeshtë dhe shumë shpejt të memorizueshme. Por, duke qenë se çunat janë thjesht në një nivel tjetër, nuk kishte si të mos mungonte një video si kjo që do t’ju tregojmë tani.

Në orët e vona të natës së kaluar, producenti i “Threedots” ka publikuar një video në Instagram ku këndon vargjet e para të “Nallane 3” në versionin labçe, ndërkohë që nga pas e shoqërojnë Dj Vicky dhe Bruno.

Ama, në një varg, dy të fundit zëvendësojnë fjalën “sirena” me “sutjena” e Flori për ta qartësuar ndalon këngën dhe i pyet nëse thanë me të vërtetë “sutjena” apo jo.

“Nuk thotë sutjena?” – pyet Vicky në kulmin e seriozitetit, ndërkohë i revoltuar vazhdon: “Por neve s’na pëlqen kështu! Ne e duam me sutjena! Fshije këngën, hiqe!”.

Mesa duket, e vetmja gjë që mund t’ia hiqte mërzinë Vikit ishte… dikush me reçipeta që do t’i kalonte afër!

Ok, e kemi kuptuar që është e gjitha një shaka sepse jemi mësuar me çunat e “Threedots”, që përveç muzikës së mirë dinë të na dhurojnë edhe të qeshura. /Blitz.al/

Moskeqkuptim…?? @vikkraja @brunothreedots #nallane3 version labçe

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Share