Blitz

 Breaking News

(Video) Filmi me buxhet të ulët i Krishtlindjeve që po emocion njerëzit më shumë se reklama e John Lewis dhe Elton John

(Video) Filmi me buxhet të ulët i Krishtlindjeve që po emocion njerëzit më shumë se reklama e John Lewis dhe Elton John
November 24
09:11 2018

Reklama festive e regjizorit të ri Phil Beastall, e cila është bërë me një buxhet prej vetëm 50$, ka marrë mbi 5 milionë shikime në Facebook, duke emocionuar këdo që e ka parë.

Video-ja u postua nga Phil, si një përgjigje ndaj John Lewis dhe firmës së tij e cila realizoi si çdo vit reklamën e Krishtlindjeve, duke shpenzuar kësaj rradhe mbi 7 milionë paund, dhe duke pasur protagonist kryesor Elton John. Regjizori bashkangjitur me videon shkruajti: “Pasi pashë reklamën e John Lewis, doja të ndaja me ju filmin tim të Krishlindjeve, të cilin e kam bërë në vitin 2014”.

“Është një film i shkurtër për një njeri që numëron ditët deri sa të vijnë Krishtlindjet, në mënyrë që të vazhdojë një traditë të përvitshme, të nisur nga një moment tragjik i të shkuarës”- shton 32 vjeçari, i cili e ka titulluar këtë krijim të tijin: “Dashuria është një Dhuratë”.

E që në momentin kur kjo historia prekëse festash e treguar në më shumë se 2 minuta u bë virale online dhe emocioni miliona njerëz, Phil ka marrë shumë mesazhe nga fansat të cilët shprehin dhe mendimin se reklama e tij duhet të ishte përdorur në vend të asaj të Elton John, jo vetëm për shkak të çeshtjes së buxhetit por dhe për arsye të realizimit të bukur dhe të thjeshtë. “Jam në lot”- ka shkruajtur një prej komentuesve-“Nuk kam fjalë për këtë që pashë përveçse ti them John Lewis të pushojë të gjithë skuadrën e tij të reklamave dhe të marri këtë njeri në punë”. “Reklama më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndoshta John Lewis duhet të paguajë këtë njeri 1 milion paund”- thotë një tjetër komentues, e mesazhe të tilla vazhdojnë pafund, sidomos nga ata persona që kanë humbur një njeri të dashur në jetë.

Në lidhje me ndjesitë që kanë përjetuar njerëzit nga kjo reklame regjizori është shprehur: “Shumë prej tyre thonë që i ka prekur dhe i ka bërë që ta përballojnë më mirë humbjet që kanë pasur në jetë, kjo është e mrekullueshme. Nuk e prisja këtë reagim masiv, ta mendosh sa shumë njerëzit po marrin nga ky film. Ata e pëlqejnë sepse është historia në qendër të të gjithë realizimit, nuk ke nevojë gjithmonë për një buxhet të stërmadh, vetëm një rrëfim të vërtetë që përçon mesazhin. Publiku nuk do më ti shesësh gjëra që i kanë parë, duan gjëra reale.”

Gjithsesi  kur u pyet se si do të vepronte nëse John Lewis do ti ofronte punën si regjizor ai rrëfeu se do ta pranonte në çast, sepse qëllimi i tij nuk ishte ti dilte atij kundra por ti tregonte njerëzve se duhet të kujdesen për njëri tjetrin dhe gjithashtu duhet të jenë mirënjohës për gjërat që kanë në jetë. Ndërkohë ju bëhuni gati të emocinoheni:

/Blitz.al/

Share