Blitz

 Breaking News

(Video) Ermal Mamaqi i bën diss Tayna-s, por kjo e fundit e krahason atë dhe Amin me “Të bukurën dhe bishën”

(Video) Ermal Mamaqi i bën diss Tayna-s, por kjo e fundit e krahason atë dhe Amin me “Të bukurën dhe bishën”
October 03
09:40 2018

Tayna është një ndër reperet e reja, e cila ka dalluar për diss-et e shumta që u ka bërë kolegeve të saj dhe jo vetëm. Tani duket se i ka ardhur radha Ermal Mamaqit për një diss nga ajo.

Tayna do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin” dhe para xhirimeve ata kanë bërë një video së bashku, të cilën e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Fillimisht Ermali i ka bërë diss-in Taynas e cila nuk ak ngurruar t’ja kthejë në të njëjtën mënyrë.

“Hey Tayna! PSe bo sikur je e vetmja repere? Ti tani ke fillu, nuk është se ke naj far karrierë”- ka thënë ai, ndërkohë që Tayna në anën tjetër i është përgjigjur:

“Sa herë unë ty me Amin të shihja, mu kujtonte filmi “E bukura dhe bisha”!

Sigurisht nuk kanë munguar të qeshurat dhe vetë mimikat e Ermalit./Blitz.al/

 

Share