Blitz

 Breaking News

(Video) E pyesin në lidhje me akuzat për përdhunim, aktori i famshëm lë në mes intervistën dhe largohet

October 05
11:18 2018

Aktori i njohur i Hollywood- it Steven Segal ishte i ftuar në një intervistë në kanalin e njohur “BBC”.  Përveç pyetjeve për karrierën, nuk mund të mungonin edhe ato në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Gazetarja Kirsty Wark, gjatë bisedës me aktorin i ka bërë atij një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Ju jeni akuzuar për ngacmime seksuale, e për më tepër përfshihet edhe përdhunimi. Unë pyes veten dhe mendoj se si mund t’ia dilni me të gjitha këto?”

Por, ndërkohë që Wark po fliste, aktori ka hequr kufjen dhe është larguar nga studio duke mos u përgjigjur.

Gjithsesi, moderatorja e “Newsnight” tha për shikuesit se Seagal ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime kundër tij. Një ndër akuzat më të rënda u bë nga aktorja MÇarthy e cila u shpreh se Seagal e mori në prehrin e tij dhe tentoi ta zhvishte gjatë audicioneve të filmit “Under Siege 2” dhe ngjarja ka ndodhur në vitin 1995.

Kanë qenë edhe aktore të tjera si Julianna Marulies dhe Portia de Rossi ato që kanë lëshaur akzuat e tyre ndaj aktorit.

Share