Blitz

 Breaking News

(Video) “Dieta vegane” e Real One! Ha trëndafila për mëngjes, drekë…

(Video) “Dieta vegane” e Real One! Ha trëndafila për mëngjes, drekë…
September 26
13:45 2018

Shumë pak javë kanë kaluar nga koha kur Blunt dhe Real One tronditën rrjetin me “dedikimet” e tyre për Gjikon apo dhe artistë të tjerë. Jo se nuk na kanë mësuar në këtë mënyrë, por që prej asaj kohe postimet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë disi të çuditshme.

Së fundmi, në faqen e tyre në Instagram, Blunt dhe Real One kanë postuar disa video ku Real shfaqet duke ngrënë trëndafila. Madje, ai ka ndarë edhe ngjyrat: trëndafilin e bardhë e ha për mëngjes, të kuqin për drekë ndërsa darkë nuk ha!

Këtë video e ka realizuar Blunt, i cili ngacmon Real gjatë kohës që e filmon, duke e pyetur “a po ha lule bir?”.

Ne mbetëm me gojë hapur nga sa pamë, edhe pse “bëmat” e dyshes së muzikës kanë qenë gjithnjë!/Blitz.al/

Share