Blitz

 Breaking News

(Video) Dëshira na u realizua më në fund! Rita Ora dhe Ed Sheeran në një këngë së bashku

(Video) Dëshira na u realizua më në fund! Rita Ora dhe Ed Sheeran në një këngë së bashku
August 29
20:10 2017

 

Kishim parë në rrjetet sociale që Rita dhe Ed janë miq mjaft të mirë me njëri-tjetrin dhe mbështetnin projektet e njëri-tjetrit, qoftë në muzikë apo në fusha të tjera.

Por sot kemi mundësinë që të dy yjet t’i shohim në një këngë dhe ka më bukur se kaq? Ne themi se jo!

Ora dhe Sheeran kanë publikuar ditën e sotme një video në Youtube ku shfaqen bashkë, të ulur në stola e duke kënduar këngën më të re të Ritës, “Your Song”, në versionin akustik.

Këngëtari britanik duke luajtur në kitarë e këngëtarja shqiptare duke kënduar notat nga ato më të lartat tek ato më të ulëta, në 3 minuta e pak sekonda të dy na dhanë një material për t’ia dedikuar personit të zemrës.

Nuk e dimë ç’po prisni, por nxitoni dhe dëgjoni dy këngëtarët teksa japin më të mirën e tyre në këtë video.

Ah po… shpresojmë që shumë shpejt t’i shohim të dy në një material të ri. Me shumë siguri që do të kishim një tjetër hit! /Blitz.al/

Share