Blitz

 Breaking News

Victoria Beckham e penduar: Kujdes me ndërhyrjet në gjoks, mos bëni shaka!

Victoria Beckham e penduar: Kujdes me ndërhyrjet në gjoks, mos bëni shaka!
January 12
18:33 2017

Në një letër të hapur në edicionin britanik të “Vogue”, Victoria Beckham ka lëshuar një mesazh për të gjitha gratë që kanë ndërmend të bëjnë ndërhyrje estetike.

“Më duhet të them se me gjoksin nuk mund të bësh shaka”, – u shpreh bashkëshortja e David Beckham, duke rrëfyer se për vite e ka mbajtur të fshehtë faktin e ndërhyrjes në gjoks për çështje pasigurie.

Problemet që ka rrëfyer lidhen me periudhën e adoleshencës, rreth së cilës shprehet shumë kritike për zgjedhjet që ka bërë.

Kujtojmë se rreth 2 vite më parë, në një intervistë Victoria tregoi atë që për vite me radhë kishte qenë tabu: ndërhyrja estetike në gjoksin e saj i përkiste vitit 1999. /Blitz.al/

Share