Blitz

 Breaking News

Vetëm Will Smith mund të bëjë bashkë gruan dhe ish-gruan e tij!

Vetëm Will Smith mund të bëjë bashkë gruan dhe ish-gruan e tij!
September 27
17:44 2018
 
Will Smith festoi 50 vjetorin e tij para dy ditësh por siç e ka shprehur dhe ai vetë ditëlindjen këtë herë ka vendosur ta festojë për 365 ditët e vitit.
Dhe mesa duket po e mban fjalën, pasi vetëm mbrëmjen e kaluar ka publikuar sërish foto e video të tjera nga festa e organizuar.
 
Ajo që bie në sy duke parë postimet e Smith është që mes të ftuarve dallojmë dhe ish gruaja e tij, me të cilën Smith është divorcuar para më shumë se 20 vitesh.
Ata janë ndarë pa skandale, siç rrallë ndodh në botën hollivudiane dhe kanë së bashku një djalë, Troyn, 26 vjeç.
 
Ish bashkëshortja, emri i të cilës është Sheree Zampino, postoi madje dhe disa foto në profilin e saj zyrtar në Instagram nga ditëlindja e ish-bashkëshortit të saj.

Vetë Will Smith në një nga  videot e postuar shkruan: 
 ” E kupton që po bën diçka të çmendur, kur gruaja dhe ish-gruaja janë në një mendje.”
Në video shfaqet vetë aktori së bashku me to duke biseduar dhe duke qeshur me njëri- tjetrin.
 
Kujtojmë që marrëdhënia e Smith me ish-gruan është komentuar vazhdimisht si një model për tu marrë shembull nga të gjithë ata që kanë kaluar një divorc.
 
Por më shumë se sa raporti miqësor i Smith me Sheree Zampino, ajo që terheq më shumë vëmëndjen është marrëdhënia e ngushtë e kësaj të fundit me Jadën, gruan aktuale e tij.
 
Ato të dyja janë shoqe, ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe nëse thjesht kërkoni në google, do iu dalin pafund foto të të dyjave së bashku.
 Dhe duhet thënë, meritat për këtë raport aq të bukur, por mbi të gjitha të shëndetshëm për familjen dhe fëmijët e tyre, i takojnë të gjitha Will Smith./Blitz.al/ 
Share