Blitz

 Breaking News

Vetëm që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, Ramush Haradinaj do bënte këtë sakrificë

Vetëm që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, Ramush Haradinaj do bënte këtë sakrificë
November 25
11:04 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin “Xing me Ermalin”.

Krahas shumë pyetjeve që Mamaqi i bëri Haradinajt, ai preku edhe çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë , për të cilën Kryeministri i Kosovës është shprehur më herët se do ta donte shumë një gjë të tillë.

Por, nëse do të ndodhte ky bashkim, atëherë shteti do të kishte vetëm një Kryeministër, ndaj Ermali e pyeti zotin Haradinaj se cili nga kryemistrat e dy vendeve do të jepte dorëheqjen në një rast të tillë.

“E jap unë, pse jo”- ishte përgjigja e Ramush Haradinaj, duke na treguar kështu se dëshira e tij për të parë kombin të bashkuar është shumë më e madhe se ajo për të qeverisur.

/Blitz.al/

Share