Blitz

 Breaking News

Veshjen e Luana Vjollcës në hapjen e “Shiko kush Luan” e kemi parë tek kjo moderatore shqiptare

Veshjen e Luana Vjollcës në hapjen e “Shiko kush Luan”  e kemi parë tek kjo moderatore shqiptare
September 29
14:49 2018

Luana Vjollca pritet të nisë mbrëmjen e sotme show-n argëtues “Shiko Kush Luan”. Sezoni i dytë do e gjejë Luanën në krah me dy kolegë të rinj.

Në rolin e kapitenëve të dy skuadrave VIP përballë njëra-tjetrës për këtë sezon do të jenë Florjan Binaj dhe Adi Pojana. Adi dhe Flori janë figura tashmë të njohura dhe mjaft të pëlqyera nga publiku gjë që është një element plus për “Shiko Kush Luan”.

Por teksa ka zbuluar dy partnerët e saj, Luana ka treguar edhe veshjen që ka zgjedhur për puntatën e parë të emisionit.  “Tutu” kombinuar me xhaketë serioze mund të duket çmenduri por është shumë stil. Është pikërisht kjo zgjedhja e Luanës për të nisur sezonin e ri të programit të saj. Ndryshe nga një vit më parë që zgjodhi një fustan të bardhë  me pjesën e dekoltesë së ekpozuar, këtë herë moderatorja ka preferuar të vijë diçka midis cassual dhe chick, stil në tërësi.

Por në fakt po të njëjtin kombinim e kemi parë edhe më herët, jo më larg se në mbrëmjen që Joni Peçi organizoi për promovimin e dyqanit të tij. Fatma Haxhialiu zgjodhi të kombinonte një fustan të zi  me pjesë tyli në pjesën e poshtme dhe një xhaketë të bardhë, konsideruar një nga veshjet më stil të mbrëmjes.

Duket se ky stil i Fatmës ka tërhequr edhe vëmendjen e Luanës aq sa të vendosë ta nisë kështu programin e saj në primetime./Blitz.al/

Share