Blitz

 Breaking News

Vazhdon debati në distancë mes Olti Currit dhe Adelina Tahirit. “Përfshihet” dhe këngëtari Aziz…

Vazhdon debati në distancë mes Olti Currit dhe Adelina Tahirit. “Përfshihet” dhe këngëtari Aziz…
November 24
13:24 2018

Ditën e djeshme, të gjitha mediat e shkruara pasqyruan “përplasjen” në distancë mes Olti Currit dhe Adelina Tahirit. E gjitha nisi me një koment të bloggerit, e më pas vazhdoi më Adelinën që u shpreh “Se njoh, fans është ky?”. Sigurisht që pas kësaj përgjigjeje, Olti do të reagonte sërish.

Ai ka postuar në Instastory një prej artikujve që komentonte ngjarjen në fjalë dhe i është drejtuar kështu këngëtares:

“Po Adelinë, jam fans i Azizit, por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij.”

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Azis është një artist bullgar i cili e ka shpallur veten e tij si “genderqueer”, pra që nuk i përket asnjë gjinie, as mashkull as femër, ose i përket të dyjave dhe njihet për paraqitjen e tij ekstravagante, herë-herë të ekzagjëruar.

Nuk e dimë nëse Adelina do vazhdojë të kthejë përgjigje apo ka vendosur të heshtë, ama notat komike të këtij debati e kanë bërë vërtetë intersant.
/Blitz.al/

 

Share