Blitz

 Breaking News

Varësia ndaj alkoolit, Albano Bogdo flet për periudhën më të vështirë të jetës së tij

Varësia ndaj alkoolit, Albano Bogdo flet për periudhën më të vështirë të jetës së tij
September 27
11:39 2018

Këtë të shtunë nis spektakli i humorit “Duplex” dhe për fansat e aktorëve të këtij show pritjes i erdhi fundi. Në një intervistë për “TV Klan”, ka qenë komediani Albano Bogdo i cili ka folur për të rejat e sezonit që do të nisë, por është ndalur më shumë tek jeta e tij private.

Disa vite më parë ka qenë i varur nga alkooli, por tashmë, sipas aktorit çdo gjë i përket së shkuarës sepse edhe sikur të përmbyset bota, Albano nuk do të pijë më alkool.

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool, edhe sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë, u bënë tapë dhe unë piva vetëm Sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pijnë alkool më shpifet”- është shprehur aktori.

Ai tashmë është i përqëndruar tek karriera e tij dhe tek sfidat e reja që e presin këtë sezon të ri tek “Duplex”. /Blitz.al/

Share