Blitz

 Breaking News

Vajzat shqiptare të ekranit i kanë fiksim këto paruke…

Vajzat shqiptare të ekranit i kanë fiksim këto paruke…
August 16
17:17 2017

Nuk e dimë nëse i kanë fiksim, por një gjë është e sigurt: bukuroshet e showbiz-it shqiptar duket se i kanë shumë qejf këto paruke të verdha. Ne të Blitz.al morëm shkas nga fotot e fundit të kameleonit Ronela Hajati, ku shfaqet me look krejtësisht të ri, por na u kujtua që këto paruke ua kemi parë edhe kolegeve të saj.

Ja për shembull, Flaka Krelani ka publikuar së fundmi një set të ri fotografik ku shfaqet bionde me baluke, ndërsa Enca me të njëjtin look ka realizuar një set fotografik për Krishtlindje.

Të njëjtën paruke ka përdorur për rolet e saj edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj, si dhe moderatorja e “In Tv” Sara Kolami.

Një gjë është e sigurt: që të gjitha duken shumë simpatike me këta flokë të platintë, madje mund ta konsiderojnë si një model që mund ta përdorin në një të ardhme./Blitz.al

Rudina Dembacaj

Sara Kolami

Enca

Flaka Krelani

Ronela Hajati

 

Share