Blitz

 Breaking News

Vajza e vogël e Aurela Gaçes merr dhuratën e parë

Vajza e vogël e Aurela Gaçes merr dhuratën e parë
January 09
19:32 2017

Para festave të fundvitit, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe u bekua sërish me një tjetër vajzë.

Abigail Isabelle quhet vajza e vogël, e cila duket se ka shtuar akoma më shumë lumturinë në familjen e Aurelës, bashkë me Grace-n e vogël që ka mbushur plot 3 vjeç.

E vogla e familjes ka marrë sot një dhuratë mjaft të bukur, konkretisht një punim me dorë ku shkruhet me shkronja dore: “Abigail Isabelle”. Këtë e ka treguar vetë artistja me një postim në Instagram në të cilin shkruan: “Faleminderit për këtë dhuratë të personalizuar për princeshën time!”.

Kjo është dhurata e parë “zyrtare” e Abigail, të paktën me aq sa kemi parë nga rrjetet sociale të mami Aurelës. Shpresojmë që e vogla e familjes të marrë akoma më shumë dhurata gjatë këtij viti. /Blitz.al/

 

? faleminderit per kete dhurate te personalizuar per princeshen time# punim dore @hand_made_by_olga_kalimera

A photo posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

 

Share