Blitz

 Breaking News

Vajza e Emina Çunmulajt e shpreh lumturinë e të qenit motra e madhe me një veprim që na mbushi zemrat!

Vajza e Emina Çunmulajt e shpreh lumturinë e të qenit motra e madhe me një veprim që na mbushi zemrat!
December 15
15:53 2017

Pak ditë më parë modelja e njohur shqiptare dha lajmin e gëzueshëm se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Emina Çunmulaj është e martuar prej vitesh me miliarderin iranian Sam Nazarian, dhe së bashku kanë një vajzë, të quajtur Ella Faria. Familja e tyre do të shtohet shumë shpejt me një anëtar të ri. Më e lumtura për këtë lajm është vogëlushja Ella Faria e cila ka filluar ta dojë që tani bebushin që ndodhet në barkun e mamit.

Pak minuta më parë Emina ka publikuar një video shumë të këndshme në të cilën vogëlushja shfaqet duke i prekur barkun mamit të saj e më vonë duke i dhuruar një puthje plot dashuri barkut të rrumbullakosur të Eminës.

Veprimi i Ellas ka bërë që Emina të entuziazmohet e lumturohet shumë dhe ta ndajë këtë moment dhe me ndjekësit e saj!/Blitz.al/

Share