Blitz

 Breaking News

Vajza 3-vjeçare ka një mesazh për t’i dhënë, Blendi Fevziu përlotet në emision

Vajza 3-vjeçare ka një mesazh për t’i dhënë, Blendi Fevziu përlotet në emision
October 25
12:24 2018

Gazetari i njohur Blendi Fevziu është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh poston edhe çaste me familjen e  tij, sidomos me vajzën e vogël 3-vjeçare, Alis.

Dje, i ftuar tek “Rudina” ai ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me to. Duket se me Alis, e cila vetëm disa ditë më parë mbushi 3 vjeç ka një raport më të ngushtë, duke qenë se është edhe më e vogla në familje.

E për këtë bashkëshortja e tij Ines dhe vajza e vogël i kishin përgatitur Blendit një surprizë mjaft të këndshme. Rudina Magjistari i tregoi një videomesazh ku dukej Alis e cila kishte diçka për t’i thënë babit.

“Babi të kam xhan, të kam zemër!”

Kaq ka mjaftuar dhe Fevziut i janë mbushur sytë me lot… një nga momentet me emocionuese të emisionit, ku gazetarin e shofim në një imazh tjetër, ndryshe nga sa jemi mësuar gjithë këto vite në ekran. /Blitz.al/

Share