Blitz

 Breaking News

Urimi i Jennifer Lopez për të dashurin Alex Rodriguez është gjëja më e bukur që do të lexoni sot

Urimi i Jennifer Lopez për të dashurin Alex Rodriguez është gjëja më e bukur që do të lexoni sot
July 27
16:28 2017

Duket se më në fund, Jennifer Lopez e ka mbledhur mendjen për sa i përket dashurisë! Ajo duket më shumë se e angazhuar në lidhjen me Alex Rodriguez dhe sot, me urimin që i ka bërë për ditëlindje, duket se këtij muhabeti “i është vënë kapaku”.

Alex ka mbushur sot 42 vjeç dhe mos të harrojmë që të hënën ishte ditëlindja e J.Lo, e cila mbushi 48 vjeç, që do të thotë se ka qenë një javë e mbushur me festime për çiftin e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit që më bën zemrën të ndalë sa herë që hyn brenda një dhome. Të uroj vitin më të bukur të jetës dashuri dhe jam shumë e emocionuar për gjithçka Zoti ka rezervuar për ty! Më e mira nuk ka ardhur akoma, kjo është dita jote, dashuria ime!” – ka shkruar J.Lo në Instagram teksa ka postuar një foto të Alex.

Mund ta imagjinoni se si janë çmendur fansat e të dyve për të gjitha këto fjalë të bukura që ka shkruar J.Lo dhe me të drejtë. /Blitz.al/

Share