Blitz

 Breaking News

“Unë jam një Popstar dhe ti jo”- ky është mesazhi që Enca ka për të gjithë ata që e kritikojnë

“Unë jam një Popstar dhe ti jo”- ky është mesazhi që Enca ka për të gjithë ata që e kritikojnë
November 16
14:53 2018

Enca është një nga artistet më të komentuara në vendin tonë, sidomos për postimet që bën në rrjetet sociale dhe mendimet që shpreh në intervista. Madje ajo nuk nguron as të debatojë me ndjekësit e saj në lidhje me kritikat që merr për stilin e të veshurit apo muzikën që krijon.

Me anë të një postimi në storyt e Instagramit ditën e sotme ajo i ka kthyer përgjigje të gjithë personave që i shkruajnë se është një shembull i keq për fansat e saj.

“Çdo herë që ndonjë ku*vë e cekët do të më gjykojë apo të flasë keq për mua duke thënë se nuk jam një vajzë e mirë ose sa model i keq jam duke u bazuar në ato që vesh në videoklipet e mia…Unë kam vetëm një përgjigje për ju: Unë jam një Popstar dhe ti nuk je”-shkruan këngëtarja.

E si për të sqaruar dhe arsyen pse e ka bërë këtë deklaratë ajo shkruan pak më poshtë: “I urrej njerëzit injorantë apo negativë, ju lutem mos më ndiqni, ndiqni ndonjë të famshëm hipokrit që ka të njejtën nivelë injorance me ju.”

Kështu Enca do të na tregojë se tekstet e këngëve të saj apo mënyra se si shfaqet në videoklipe nuk tregon detyrimisht dhe se si është ajo në të vërtetë por janë pjesë e performancës si artistet e pop-it. Mos harrojmë që herë pas here ajo poston dhe mesazhe motivuese, sidomos për vajzat që e ndjekin, duke i këshilluar se nuk kane nevojë për mbështetjen e meshkujve që të arrijnë atë që duan dhe se ëndrrat mund ti realizojnë edhe vetë. /Blitz.al/

Share