Blitz

 Breaking News

U përfol për një lidhje dashurie dhe tashmë gjithçka na u bë e qartë nga vetë Beatrix!

U përfol për një lidhje dashurie dhe tashmë gjithçka na u bë e qartë nga vetë Beatrix!
January 04
16:02 2018

Beatrix Ramosaj, që prej ndarjes nga i dashuri i saj i parë Ervi ka vendosur që gjithçka lidhur me jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes mediatike duke u treguar e kujdesshme në çdo kohë.

Mirëpo, prej kohësh portalet flasin se bukuroshja e familjes Ramosaj është në një lidhje dashurie me një mik të sajin, i cili nuk është personazh publik ndaj dhe nuk e njohim në rrjete sociale.

E teksa për çdo thashethem të këtij lloji Beatrix ka qëndruar e heshtur, sot ka folur shumë me anë të një komenti në një foto të postuar nga Ermal Mamaqi. Ky i fundit me shaka ka bërë një thirrje publike për t’i gjetur burrë Kejvinës, vajzës që e shoqëron në ‘Xing me Ermalin’ dhe nisur nga kjo Beatrix ka shkruar: “Nqs ja gjeni Kejvinës, ma gjeni dhe një mua” – duke na treguar kështu se ajo është ‘single’. /Blitz.al/

Share