Blitz

 Breaking News

U kritikua për fotot e shtatzënisë, Elita Rudi ka vetëm një përgjigje për të gjithë

U kritikua për fotot e shtatzënisë, Elita Rudi ka vetëm një përgjigje për të gjithë
December 01
12:43 2018

Shtatëzënia e Elita Rudit është përfolur gjithnjë,që përpara se të konfirmohej dhe vazhdon akoma. Ditën e djeshme ajo ka publikuar në InstaStory disa komenteve të njerëzve që e ndjekin. “Para” janë komentet e atyre që e kritikojnë pse e fsheh barkun apo e mbulon me çantë. Ndërsa “Pas” janë ata që shprehen pse po e reklamon kaq shumë: “Nëna ime 10 fëmijë i ka bërë edhe vallaj as te mjeku s’ka qenë, dhe ti me një je duke ja treguar krejt botës…”

Mesa duket, njerëzit asnjëherë nuk do të jenë të kënaqur, por siç shprehet Elita, ajo po e shijon shtatëzëninë:

“Ske si i bie në fije njerëzve se çfarë duan.Përndryshe jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për të gjitha komentet nëpër rrjetet sociale, emisione, portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme. Jeni shumë të mirë, ju dua.”

Dhe ne i urojmë veçse shtatëzëni të mbarë dhe të lumtur. /Blitz.al/

 

Share