Blitz

 Breaking News

U godit nga 15 vjeçarja, reperja e njohur e kthen gjithë situatën në shaka

U godit nga 15 vjeçarja, reperja e njohur e kthen gjithë situatën në shaka
November 15
20:49 2018

Ndërkohë që të gjithë menduan se drama dhe “sherret” midis repereve mbaruan me paqen që vendosën midis tyre Nicki Minaj dhe Cardi B, dy artiste të tjera u përfshinë në një incident që i kapi të gjithë papergatitur.

Bëhet fjalë për Iggy Azalea dhe 15 vjeçaren Bhad Bhabie ,ose siç mund ta mbani mend vajza e shprehjes “Catch me Outside’ nga emisioni i DR.Phil. Raportohet se në festën që Cardi B kishte organizuar mbrëmjen e djeshme për hedhjen në treg të linjës së re të rrobave “Fashion Nova X”, adoleshentja i është afruar Iggy-t e dhe e ka goditur me pijen që mbante në dorë.

Këtë e konfirmoi dhe vetë reperja e hitit “Black Widow” e cila me një seri postimesh në Twitter sqaroi situatën dhe e bëri të qartë që nuk kishte ndërmend të përfshihej në një zënke me një 15 vjeçare. Fillimisht ajo postoi videon e mëposhtme ku shkruan: “Vajza e Dr.Phil mesa duket qenka e mërzituar me mua dhe mendoi se do të përballesha me një fëmijë?! Gjithsesi, festa e Fashion Nova-s ishte super!”.


Më pas ajo shkruajti në një status: “Më imagjinoni mua të shtrirë në dyshemenë e një club-i nate duke u përpjekur të godas një vajzë adoleshente. Jo. Jam e rritur dhe thjesht do të të heq nga sytë e do vazhdoj të kënaqem. Gjithçka tjetër që del nga goja e saj do të injorohet, është shumë e lehtë për mua.”

Gjithashtu ajo sqaroi se gjithçka ndodhi ndërsa ajo ishte duke bërë disa foto dhe ndjeu që diçka ju hodh tek flokët. Fillimisht Iggy nuk kishte kuptuar gjë por më pas kur kishte parë vajzën e re, thirri sigurinë dhe ata e kishin nxjerrë jashtë duke e zgjidhur situaten.

Ndërkohë Bhad Bhabie reagoi në Instagram në lidhje me këtë ngjarje, fillimisht ajo shkruajti në Insta-story: “Mos fol budallallëqe në Instagram Iggy, ti je thjesht e zemëruar sepse një 15 vjeçare është më e sukseshme se ty”. Më pas ajo postoi këto dy foto të tjera, të cilat nuk po jua përkthejmë, mund ti shikoni vetë këtu poshtë.

/Blitz.al/

Share