Blitz

 Breaking News

U fol se u shoqërua në komisariat, reagon ashpër Eni Çobani

U fol se u shoqërua në komisariat, reagon ashpër Eni Çobani
October 03
15:36 2018

Vetëm pak orë më parë në media u publikua lajmi se avoktaja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pasi ishte përfshirë në një debat gjatë senacës gjyqësore më nusen e klientes së saj.

Por duket se asgjë nuk është e vërtetë pasi e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” Eni Çobani ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet. Ajo është shprehur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe ajo që është folur është një dizinformim.

“E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që thonë mediat”- është shprehur Eni.

Gjithashtu GSH shkruan se edhe Gjykata Apelit ka pohuar se ka qenë një seancë normale dhe nuk dihet se nga ka dalë ky lajm.

/Blitz.al/

 

Share