Blitz

 Breaking News

U aludua se janë ndarë, Young Zerka flet për marrëdhënien me Ronela Hajatin

U aludua se janë ndarë, Young Zerka flet për marrëdhënien me Ronela Hajatin
March 17
13:49 2019

Disa ditë më parë, në portale u përhap lajmi se dy këngëtarët, Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më në një lidhje romantike. Edhe pse kurrë ata nuk e konfirmuan publikisht lidhjen, tashmë thuhej se marrëdhënia mes tyre nuk ishte më e njëjtë, pasi as në rrjete sociale nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Por si qëndron e vërteta?

Young Zerka ka folur për “Prive” për projektet e reja muzikore, por sigurisht dhe për lidhjet romantike:

“E kam një përgjigje. Ideja është që unë kurrë nuk kam dashur të jem pjesë e portaleve, të përdor imazhin “Do jem i lidhur e do bëj pak zhurmë”. Plus s’kam dashur t’jua prish shkëlqimin artistave të tjerë që përdorin këto: zhurmën me të dashurën apo me nusen. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja, shumë ndryshe.  Kaq kisha.”

Ndërkohë në lidhje me thashethemet e fundit, Zerka ka preferuar të thotë pak:

“Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. No comment! Vazhdojmë me këngën e radhës.”

/Blitz.al/

Share