Blitz

 Breaking News

Tuna thyen heshtjen, tregon se përse nuk reagoi për lajmet mbi konfliktet familjare

Tuna thyen heshtjen, tregon se përse nuk reagoi për lajmet mbi konfliktet familjare
September 29
19:13 2018

Këngëtarja e njohur Tuna ka vendosur të reagojë pas deklaratave të kunatit të saj këngëtarit Robert Berisha se ajo është fajtorja për marrëdhënien jo të mirë familjare mes tyre. Por edhe për lajmet e shumta që qarkulluan në media.

Ajo në një intervistë për “Prive” u shpreh se e rëndësishme për të është vetëm familja e saj djali Tiani dhe bashkëshorti Patrisi.

“Për mua e rëndësishme është vetëm familja Tiani dhe Patrisi. Të tjerët nuk më interesojnë. Mediat po i japin hapësirë kujtdo dhe kushdo është i lirë të shpreh mendimin e tij. Por asgjë nuk është e rëndësishme për mua përveç   familjes dhe nuk më intereson askush tjetër. Për këtë arsye nuk kam dashur të prononcohem dhe t’i jap rëndësi temave të tilla”- ka përfunduar këngëtarja.

Ajo u ndal edhe tek projektet e reja dhe tha se tashmë pas pauzës do të jetë më afër fansave me këngë të reja dhe koncerte.

/Blitz.al/

Share