Blitz

 Breaking News

Tuna më emotive se kurrë, përlotet gjatë spektaklit për një arsye të veçantë  

Tuna më emotive se kurrë, përlotet gjatë spektaklit për një arsye të veçantë  
October 27
22:04 2018

Duket se mëmësia e ka bërë këngëtaren e njohur Tuna më emotive se kurrë . Ajo e ftuar sonte në  “Xing me Ermalin ka shpërthyer në lot pas deklaratave në lidhje me vendlindjen e saj Maqedoninë .

Këngëtarja ka treguar se Shqipëria i ka dhënë  shumë asaj dhe se spektaklet televizive këtu janë  në nivele shumë  të  larta.

“ Shqipërinë e dua shumë dhe prandaj kam kaluar vitet më  të  rëndësishme këtu dhe kam marrë  super përvojë. Nuk jam rastësisht këtu dhe nuk jam në  Kosovë apo Maqedoni. Ne shqiptarët jemi e zeza vetes dhe nuk dua të fus përçarje. Unë jam shqiptare e Maqedonisë  nuk jam maqedonase. Pra vij nga Maqedonia, jam e shpërngulur në Kosovë  ndërkohë  që  për shumicën e projekteve artistike veproj në  Shqipëri. Por unë e dua vendlindjen time më  shumë se gjithçka në  këtë bote” – përfundoi këngëtarja duke u përlotur në  lidhje me këtë  fakt. /Blitz.al/

 

 

 

 

Share