Blitz

 Breaking News

Tuna kurorëzon në martesë lidhjen me Patrisin?

Tuna kurorëzon në martesë lidhjen me Patrisin?
January 11
14:42 2017

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me Patris Berishën dhe shtatzënisë së saj.

Vitin që lamë pas jeta e saj private ka qenë në titujt kryesorë të gazetave të Shqipërisë dhe Kosovës, por duket se kjo histori vazhdon të shkruhet edhe këtë vit.  Sipas “Express”, këngëtarja e njohur do të kurorëzojë në martesë lidhjen e saj me Patrisin. Celebrimi, sipas “Express”, pritet të bëhet në Komunën e Prishtinës brenda pak orësh.

Lajmi sipas tyre bëhet edhe më i sigurt pas publikimit të një fotoje të këngëtares me një fustan të bardhë nga Vjollca Llapashtica, e cila mendohet të jetë stilistja e këngëtares në këtë ditë të veçantë.

Në foton që stilistja ka hedhur në Snapchat  shfaqet Tuna me një fustan ngjyrë qumështi, i cili mendohet të jetë pikërisht ai që do të veshë në këtë ditë speciale.

Tuna dhe Patrisi shumë shpejt bëhen prindër, ndaj nuk do të ishte çudi nëse ata do t’i jepnin një tjetër kuptim lidhjes së tyre duke e çuar në martesë./Blitz.al/

tuna1

Share