Blitz

 Breaking News

Tre muaj pas lindjes së Zërit, Elita Rudi tregon se kujt i ngjan vogëlushi

Tre muaj pas lindjes së Zërit, Elita Rudi tregon se kujt i ngjan vogëlushi
May 20
21:23 2019

Tre muaj më parë Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë me një djalë të cilën e pagëzuan me emrin Zëri.
Që në fillim çifti i njohur nuk e ka pasur problem të shfaqë në rrjetet e tyre sociale imazhet e vogëlushit duke na treguar edhe episode nga periudha e parë e jetës së tij.
Ashtu sikurse sot, ku moderatorja ka postuar në foto të të voglit në llogarinë e saj në Instagram, i cili shfaqet duke fjetur gjumë dhe imazhin e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim duke zbuluar se kujt i ngjan më shumë si karakter.
“Zëri i urtë vetëm kur flen se osht super energjik si energjiko”- shkruan Elita në mbishkrimin që shoqëron foton e ëmbël të Zërit.
Pra, e shuam dhe kuriozitetin: në pamje vogëlushi i ngjan Elitës dhe në personalitet mesa duket qenka kopje e të atit.

/Blitz.al/

 

Share