Blitz

 Breaking News

Top Channel “rrëmben” një tjetër “Miss”, kush është bukuroshja që do të na shoqërojë të dielave

Top Channel “rrëmben” një tjetër “Miss”, kush është bukuroshja që do të na shoqërojë të dielave
October 10
09:12 2018

Ka disa ditë që në media u fol se Edi Manushi përveç “Procesit Sportiv” do të moderojë edhe emisionin e së dielës në Top Channel. Gjithashtu u tha se bashkë me të do të jenë edhe Fjoralba Ponari, Jonida Maliqi, Flori Gjini si dhe Ervin Kurti.

Por duket se një tjetër emër i është shtuar listës dhe bëhet fjalë për bukuroshën Xhilda Luzi. Ajo ka mbajtur kurorën e “Miss Durrësit” dhe lajmin se do të jetë pjesë e Top Chanel e ka dhënë vetë bukuroshja. Xhilda nëpërmjet një postimi në Instagram ku duket së bashku me Manushin shkruan:

“Shihemi së shpejti me Edi Manushin në ‘Top Channel’. Nuk do të flasim për futboll”

Xhilda është e angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste gjithashtu ka punuar  si modele. Por tashmë duket se do ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Shihemi së shpejti me #Edi Manushin në Top Chanel… Nuk do të flasim për futboll 😉 #comingsoon

A post shared by Xhilda Luzi (@xhilda_luzi) on

 

 

Share