Blitz

 Breaking News

“Too much feelings” tek “Kënga Magjike”: Detajet e performancës së Fifit dhe Mc Kreshës që ndoshta i humbët ditën e djeshme

“Too much feelings” tek “Kënga Magjike”: Detajet e performancës së Fifit dhe Mc Kreshës që ndoshta i humbët ditën e djeshme
November 26
18:17 2018

Performanca e Mc Kreshës dhe Filloreta Raçit ditën e djeshme në “Kënga Magjike” ka tërhequr shumë vëmendje. Në fakt për bashkëpunimin e tyre u shkruajt që përpara se të dilnin në prezantim kjo për shkak se Mc Kresha rikthehej pas 7 vitesh mungese në festivalin më të diskutuar.

“Psikopatja jote” ishte një këngë e cila u pëlqye që në momentin e parë, vlerësuar kjo nga publikimet që janë bërë brenda shumë pak orësh në rrjete sociale. Muzika dhe tekstin mbajnë emrin e Fifit, e cila këtë vit ka qenë shumë protagoniste në këtë festival jo vetëm si këngëtare por edhe si tekstshkruese e shumë këngëve që kanë konkurruar.

Po përtej gjithçkaje le të flasim pak për atë që pamë nga dy artistët në skenë. Ia vlen të thuhet se “Psikopatja jote” është një këngë e cila nxori në pah ndjeshmërinë e të dy artistëve. Nëse Fifin e kemi parë shpeshherë të përcjelli përmes gjestikulacioneve ndjeshmërinë e një kënge,  surpriza ishte Mc Kresha. Reperi i njohur i cili aktualisht është ndër emrat më të preferuar të muzikës rep, u shfaq në skenë me një çantë në shpinë, një dukuri disi e pazakontë për performancën e “Këngës Magjike” por që përmbushte plotësisht look-un që ai kishte zgjedhur.

Ideja e një çuni të zakonshëm, sportiv ndoshta, që nëse pëson zhgënjime rrëmben atë çantën e shpinës dhe largohet nga vuajtja e dashurisë ose “nëse dëshiron ta shohë edhe 100 plagë i ka marrë, shkon zvarrë m’i pa sytë e saj të zjarrtë”. Kjo ishte pikërisht ndjesia që u përcoll.

Kresha duket se e kishte marrë shumë seriozisht këtë prezantim jo vetëm në look por edhe interpretim pasi dukshëm u habitëm kur pamë Mc Kreshën larg atij reperit të zakonshëm por me sjelljen e një çuni të dashuruar. I vutë re shikimet e tij ndaj Fifit në skenë?

Nuk ishte e nevojshme të shihje me vëmendje pasi ishte e dukshme se Kresha u përfshi. E pikërisht ai shikim na bën të ngremë dy hipoteza:

1.Kresha na doli të jetë një aktor i mirë dhe arriti të kishte një kimi perfekte me Fifin në skenë.

2.Në skenën e “Kënga Magjike” kishte “too much feelings” midis dy këngëtarëve protagonist, një kimi e paparë mes dy artistësh që bashkëpunonin për herë të parë.

Mos ndoshta në fund të këtij festivali do kemi lajme të reja? (Momentalisht asnjëri prej tyre nuk është në një lidhje, të dy janë të përqëndruar në karrierat e tyre dhe janë në qendër të vëmendjes). Ku i dihet ndoshta mund të dali një shprehje e re: ”Uroj që i dashuri të më shohë edhe mua siç pa Kresha Fifin tek Kënga Magjike”!./Blitz.al/

Share