Blitz

 Breaking News

Tom Cruise ka 5 vjet pa takuar të bijën, arsyeja do t’ju habisë

Tom Cruise ka 5 vjet pa takuar të bijën, arsyeja do t’ju habisë
October 04
17:28 2018

Ka shumë vite që Tom Cruise nuk e ka takuar vajzën e tij, Suri.

Një burim anonim pranë US Weekly ka raportuar se ai lejohet të takojë vajzën e tij rreth 10 ditë në muaj, por ai nuk e ka bërë. Cruise dhe bashkëshortja e tij e tretë, Katie Holmes, u divorcuan në 2012 pas 6 viteve martesë. Kujdestaria e vajzës ju ngarkua aktores.

Ai nuk është fotografuar me vajzën e tij që në 2013, dhe kjo për shkak se ajo nuk i përket parimeve dhe besimeve që “Scientology” ka. Ai u njoh me këtë organizatë përpara një dekade kur ishte me gruan e parë, Mimi Rogers. “Scientology” është një këshill me praktika dhe teori fetare që beson në pavdekshmërinë e shpirtit.

Për Holmes, takimet me përfaqësuesit e kësaj feje janë të ndaluara dhe këtë e ka transmetuar dhe tek vajza e saj. Kjo është arsyeja pse Tom nuk e ka takuar Suin për një kohë kaq të gjatë dhe për sa kohë do vazhdojë të ndjekë praktikat e “Scientology” nuk do mundet të jetë pranë saj.

Tom Cruise ka adoptuar dhe dy fëmijë me Nicole Kidman, Connor dhe Isabella dhe ndryshe nga Siu ata jetojnë me Tom-in dhe ndjekin të njejtin besim si ai./Blitz.al/

 

Share