Blitz

 Breaking News

“Theu” protokollin në Cannes, aktorja shqiptare: Fjalimi im emocionoi publikun francez por donin të më ndalonin të flisja

December 04
20:02 2018

Aktorja nga Kosova Arta Dobroshi sapo ka përfunduar xhirimet e një projekti kinematografik të titulluar “Emili”, një film me regji të Ajola Dajës në të cilin ajo ka rolin e personazhit kryesor.

Për të folur për këtë projekt por edhe karrierën e saj si një aktore mjaft e njohur përtej kufijve të Shqipërisë sonë të vogël, Arta ka qenë e ftuar në “Jonida Podcast” një program në Youtube nga Jonida Shehu.

Në 2017 kur mori “Luanin e Artë” në Cannes me rolin e saj në filmin “Home” , një film për refugjatët  ajo mbajti  një fjalim me një mesazh të fortë për botën.

Aktorja ka pranuar çmimin “Cannes Lions Festival of Creativity” dhe nuk ngurroi të drejtohej drejt mirkofonit dhe të tregonte  se ka jetuar gjysmën e jetës së saj si refugjate.

“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, kombësia ime është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet tokë”, ka thënë ndër të tjerash Arta e emocionuar, e cila mori duartrokitje nga publiku francez.

Theksojmë se filmi ka bërë krenarë shqiptarët pasi morri edhe çmimin prestigjioz BAFTA.

Pikërisht për këtë Arta i ka rrëfyer Jonidës se ka qenë tejet e emocionuar në atë moment.

“Unë kam qenë në vende me luftë dhe jo ndaj unë dua të jemi të lumtur të gjithë. Nacionaliteti im është lumturia dhe unë jam qytetar i një vendi që quhet botë.”

Faleminderit që më pyete për këtë. Ajo ishte krejt spontane, është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se refugjatët janë njerëz si të gjithë unë e dija se në atë vend janë strik në fjalime. Nuke pashë hiç çmimin vetëm prisja momentin të flisja. Ai që ishte në krah meje dontë të më ndalonte por unë e pata qëllim të qartë, më shkoi ndërmend fjalimi dhe mendoja për gjyshin që ka qenë në burg dhe që na ka thënë gjithnjë që të flisnim shqip. Kur dola aty lutesha dhe e ndjeva prezencën e tyre, isha me enjgjëjt . Unë jam plot dhe ashtu u ndjeva.”- rrëfeu Arta në Jonida Podcast./Blitz.al/

Share