Blitz

 Breaking News

“Thinjat” profili më i ri në Instagram që feston bukurinë e grave me flokë natyrale

“Thinjat” profili më i ri në Instagram që feston bukurinë e grave me flokë natyrale
September 29
22:42 2018

Quhet “Thinjat” dhe është një llogari e cila po shijon një suskes të madh në Instagram. Ajo lëshon një mesazh të thjeshtë por shumë të fuqishëm. Festimi i bukurisë femerore që nuk preket nga mosha edhe pse ka shumë flokë gri (thinja) që të gjithë i urrejnë.

Përmbajtja e profilit lidhet me  fotografitë e grave të të gjitha moshave dhe grupeve etnike të cilat nuk kanë frikë t’i tregojnë botës se koha ecën dhe vitet kalojnë.

Ideja i erdhi Martha Truslow një grafik dizanjere 26-vjeç që filloi të kishte thinja që kur ishte 14-vjeç.  Ajo i la ato të shtoheshin dhe kur ishte 24-vjeçe vendosi të krijonte “Grombre” në vitin 2016-të. Kjo sepse ishte lodhur duke parë të gjitha ato reklama të revistave të modës të cilat kishin gjithmonë të njëjtat standarde bukurie. Profili është rritur ngadale dhe sot numëron plot 29 mijë ndjekës.

/Blitz.al/

Share