Blitz

 Breaking News

Themeluesit e Instagram largohen nga kompania, ç’do të thotë kjo për rrjetin social?

Themeluesit e Instagram largohen nga kompania, ç’do të thotë kjo për rrjetin social?
September 25
20:20 2018

Krijuesit e rrjetit social më të famshëm në botë për momentin Instagram, Kevin Systron dhe Mike Krieger janë duke u larguar nga bordi i kompanisë. Gjigandi social i ndarjes së fotove u ble nga Facebbok në vitin 2012 për 760 milionë euro dhe në ditët e sotme numëron më shumë se 1 miliardë përdorues.

Kohët e fundit ka pasur raporte për marrdhënie të tensionuara midis dyshes krijuese të Instagram dhe Mark Zuckeberg, pronar i Facebook. Edhe pse ky i fundit teknikisht është zotëruesi i pjesës më të madhe të aksioneve të rrjetit social, Systrom dhe Krieger ishin në krye të kompanisë si drejtorë dhe gjithashtu ishin në krye të proceseve krijuese. Gjithsesi lajmi i largimit të tyre nuk ka qenë aspak i fshehtë dhe është postuar nga vetë ata. Në dy postime të ndryshme në Twitter kanë thënë se tani është koha për një kapitull të ri dhe që janë të lumtur për krijimin e një aplikacioni që nxit krijmtarinë dhe shpirtin e eksplorimit tek njerëzit. Një mesazh të tillë ka shpërndarë dhe Zuckerberg, duke thënë se ka mësuar shumë prej tyre në këto 6 vite bashkëpunim dhe se mezi pret të shohë ç’do ndërtojnë Kevin dhe Mike në të ardhmen.

Në fakt bashkëpunimi midis tyre ishte ai që nuk shkoi si duhet, sidomos pasi Facebook bleu Whatsappin në vitin 2014 për 19 miliardë dollarë dhe themeluesit e Instagramit kuptuan që e kishin shitur shumë shpejt “shpikjen” e tyre. Sikur të mos mjaftonte kjo Facebook dy vitet e fundit nuk po lejonte Instagramin të funksiononte si kompani e pavarur dhe po merrte idetë e tyre, si për shembull Storyt që ikin për 24 orë. Kjo dhe rënia e influencës së Kevin Systorm në marrjen e vendimeve bënë që ai dhe bashkëpunëtori i i tij të largoheshin.

Tani për Instagramin pritet të ketë një drejtor të ri, Adam Messeri, njeriu që ka qenë në krye të Newsfeed në Facebook. Një tjetër gjë që mund të ndryshojë është mënyra si rrejti social do funksionojë, pra tani jo si një kompani e veçuar nga Facebook por si një departament i saj. Kultura e Instagramit si aplikacioni “kundërshtar” i Facebook me shumë mundësi do hiqet, dhe reklamat apo promovimet do zenë një pjesë më të madhe të tij. Shpresa jonë më e madhe tani është që Systrom dhe Krieger të vijnë me ndonjë aplikacion të ri dhe ta bëjnë botën sociale sërish interesante. /Blitz.al/

Share