Blitz

 Breaking News

The Weeknd i merr “Nallane”-n Flori Mumajesit

The Weeknd i merr “Nallane”-n Flori Mumajesit
December 05
13:55 2016

Artisti kanadez The Weeknd sapo ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “Starboy” dhe një pjesë të këngëve ka zgjedhur t’i publikojë në versionin audio në kanalin e tij zyrtar në Youtube. Duket se njëra prej këtyre këngëve është e ngjashme me këngën “Nallane” që artisti shqiptar, Flori Mumajesi, ka publikuar një vit më parë. Rastësi që tashmë na bën të mendojmë se jo vetëm këngët shqiptare mund të kenë ngjashmëri me këngë të famshme të huaja. Vetë Flori e ka postuar në Instagram duke shkruar me humor “Biçim nallane” dhe ka të drejtë për këtë. Këngët janë vërtet të ngjashme. Bëhet fjalë për “Six feet under” nga The Weeknd, që mesa duket ka “veshur” “Nallane”-n e Florit duke iu referuar vijës melodike.

Nuk e dimë ende nëse artisti kanadez e ka gjetur frymëzimin te kënga e publikuar një vit më parë nga Flori Mumajesi në bashkëpunim me DJ Vicky-n, por na pëlqen të mendojmë që: “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”. Kështu i kanë shkruar edhe fansat Mumajesit pas këtij postimi. Nuk besojmë që Flori të jetë mërzitur për këtë huazim, por nëse The Weeknd merr ndonjë Grammy do të ishte bukur të dëgjonim një: “Thank you Flori Mumajesi”. Përtej shakave, është ndjesi e mirë kur artistë të mëdhenj me famë botërore krijojnë të ngjashmet e artistëve shqiptarë, edhe pse do të ishte akoma më bukur sikur në Grammy të dëgjohej një “Faleminderit!” nga vetë Flori.

 

Biçimim nallane 🙂

A video posted by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Tags
Share