Blitz

 Breaking News

Telenovelës i vjen fundi dhe nuk ka më dyshime: Majlinda dhe Majk janë bashkë!

Telenovelës i vjen fundi dhe nuk ka më dyshime: Majlinda dhe Majk janë bashkë!
July 20
15:45 2017

Më në fund mund të marrim frymë lirisht…

Një nga lajmet më të diskutuara të muajve të fundit ka qenë marrëdhënia e reperit Majk dhe Majlindës, ish-të dashurës së tij. Por ndonëse më parë mendonim se mes tyre nuk kishte asnjë mundësi rikthimi, pas lindjes së birit të tyre Roan edhe gjërat ndryshuan mes Majk dhe Majlindës.

Dyshja filloi të shihet më pranë dhe paparacët arritën të kapin disa herë çiftin në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Prive” pak më parë ka zbuluar se Majk dhe Majlinda kanë qenë në një dyqan ku blihen orendi shtëpie, çka do të thotë se mundësia që ata të nisin një jetesë bashkë është më pranë se kurrë.

Gjithashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se ata kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas disa muajve me radhë kur nuk bëhej fjalë që të figuronin te lista e miqve virtualë. /Blitz.al/

Share