Blitz

 Breaking News

“Të prehem në gjirin tënd…”. Nuk është poezi, është Fatmir Hysenbelliu në krahët e Pamela Anderson

“Të prehem në gjirin tënd…”. Nuk është poezi, është Fatmir Hysenbelliu në krahët e Pamela Anderson
August 07
13:56 2017

Mediat rozë shkruan për ditë të tëra për fotot e publikuara muaj më parë në të cilat shfaqej biznesmeni i njohur shqiptar Fatmir Hysenbelliu në shoqërinë e super yllit botëror Pamela Anderson. Pasi mori pjesë në një darkë bamirësie të organizuar nga aktorja dhe modelja e njohur Pamela Anderson, Hysenbelliu u pa të dilte nga hoteli i Anderson dhe kaq mjaftoi që mediat të aludonin për një romancë mes tyre.

Të gjithë ne aluduam dhe qëndruam në vëzhgim të afrimitetit mes tyre, por një foto që po qarkullon së fundmi në internet duhet thënë se na ka lënë pa fjalë. Pamela dhe Fatmiri janë fotografuar në VIP Room Cannes në Kanë në një pozicion aspak të zakonshëm, duhet thënë.

Të përqafuar me njëri-tjetrin, Hysenbelliu i mbështetur në kraharorin e aktores së njohur ndërkohë që kjo e fundit i përkëdhel kokën, kjo është pamja e cila tregon shumë mbi marrëdhënien e tyre.  Miq të mirë apo diçka më shumë? Këtë nuk e dimë, por mund të themi se të dy duken shumë bukur./Blitz.al/

Share