Blitz

 Breaking News

Të hajë kokë peshku apo të konfirmojë lidhjen? Ronela Hajati zgjodhi…

Të hajë kokë peshku apo të konfirmojë lidhjen? Ronela Hajati zgjodhi…
October 21
10:51 2018

Mbrëmjen e djeshme, Ronela Hajati ishte e ftuar në “Shiko kush luan?” dhe si në çdo intervistë tjetër, nuk mund të shpëtonte pa u pyetur për lidhjen me Young Zerkën.
Në rubrikën “Ndaje ose haje”, Ronelës i duhej të thonte emrin e personit me të cilin ishte lidhur ose të hantë koka peshku.
“A je gati të pranosh atë që dinë të gjithë duke thënë emrin e tij në “Shiko kush luan”, kësaj here pa e prerë në montazh, apo koka peshku?”- ju drejtua Genc Salihu.
Pra, herën e fundit që ishte e ftuar, ajo paska treguar diçka të cilën ka kërkuar të mos transmetohej…
Ndonëse tha se nuk do të hante kurrë atë që kishte përpara, mesa duket ishte zgjidhja e vetme sepse e ka vendosur të mos bëjë asgjë publike. Ajo provoi shumë pak dhe më pas e nxorri menjëherë.
Gjithsesi, ne na ka mbetur vetëm konfirmimi i tyre pasi ka aq shumë fakte që tregojnë se Young Zerka dhe Ronela janë bashkë. Po ju rikujtojmë vetëm këto komente:

Share