Blitz

 Breaking News

Të gjithë kundër Melania Trump, këtë herë shkak bëhen pemët e Krishtlindjes

Të gjithë kundër Melania Trump, këtë herë shkak bëhen pemët e Krishtlindjes
November 28
02:37 2018

Interneti është mbushur sërish me komente negative për Zonjën e Parë e Amerikës, dhe këtë herë shkak janë bërë pemët te Krishtlindjeve.

Melania Trump ka zgjedhur bredha të kuq këtë vit për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë. Ata janë të kuq flakë, dhe ndonëse ngjyra është interesante, shumë njerëzve nuk i ka pëlqyer, duke bërë që të shpërthejnë në kritika e komente tallëse nëpër rrjete sociale.

Disa thonë se bredhat duken të frikshëm me atë ngjyrë gjaku.

“Pemët e reja të Krishtlindjeve bëjnë që Shtëpia e Bardhë të duket sikur kullon gjak”- shkruan dikush tjetër. Ndërkohë që një tjetri i ngjason me një univers alternativ. “Mos është ndonjë kërcënim”- shkruan ai, që i përshkruan bredhët si të nxjerrë nga  ”American Horror Story”.

Zonja Trump nga ana tjetër, nuk humbi rastin të promovonte edhe kompaninë e saj “ Be Best“, duke e stampuar sloganin e saj edhe në globat e zbukurimit të bredhave.

“Be Best“ është një organizatë që i drejtohet të rinjve amerikanë dhe ka në fokus të saj luftën kundër bullizmit.

 

 

/Blitz.al/

Share