Blitz

 Breaking News

Tayna ka një titull të ri për veten, mos i thërrisni më “Mami” por…”Njerka”

Tayna ka një titull të ri për veten, mos i thërrisni më “Mami” por…”Njerka”
September 30
16:57 2018

Tayna është një nga artistet më të reja por në të njejtën kohë më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar. Reperja u bë pjesë e playlistave tona me këngën në bashkëpunim me Don Phenon “Columbiana” dhe që atëherë ka publikuar disa këngë po ashtu të suksesshme.

Në tekstet e saj ajo shpesh përdor shprehjen “Who’s ur mami”, mendohet në formën e thumbimit përkundrejt reperes tjetër të tregut muzikor Rinës e cila madje ka dhe një kënëg që titullohet “Mami”. Dy artistet janë duke konkuruar fort se cila do jetë numri një i repereve, pra kush do ta mbajë kurorën si “Mami” e estradës por mesa duket Tanya nuk do që fansat e saj ta thërrasin më kështu.  Në postimin e fundit në Instagram ajo ka ndarë me të gjithë një foto të një koncerti të saj dhe poshtë saj shkruan se Mami është bërë bajat duke u përdorur nga të gjithë, e që nga ky moment ajo do që ta thërrasin Njerkë sepse sipas saj ajo mund të të marrë karrierën edhe burrin. Tamam si një njerkë e mirë do bëntë domethënë. Pra që sot e tutje shprehja e saj do jetë “Who’s your stepmommy?”.

Kështu Tayna i jep një “titull” krej të ri vetes dhe në një mënyrë vetëshpallet si më e mira e repereve në tregun muzikor shqiptar. Mjafton që mos të jetë si njerka e Hirushes dhe do vazhdojmë t’ja dëgjojmë këngët pa problem. Kujtojmë që reperja ka pak ditë që ka lançuar projektin e saj më të fundit “Doruntina”, një këngë e cila flet për dashurinë dhe që deri tani është pritur shumë mirë nga publiku. /Blitz.al/

Share